15 Strategji te Provuara qe te Rritni Vizitoret e Faqes Tuaj Tani

Marketing



Si te i Rritni Vizitoret ne Faqe Pa Pagese dhe Shpejte? Ketu eshte Zgjidhja:Lexoni keto 15 Strategji per te Rritur Trafikun e Faqes qe Tani!


Shperndaje
Pyete nje bloger apo nje posedues faqeje interneti se cka do te deshironin me se shumti dhe pothuaj se gjithemone pergjigja eshte e njejte: me shume vizitore ne faqen e tyre.

Por kjo nuk eshte nje arritje e lehte. Me aq shume permbajtje sa ekziston ne internet,aq shume faqe,artikuj, te vjetera dhe te reja, shume bloger kane veshtiresi qe te arrijne qe njerezit t'ua vizitojne faqet e tyre dhe pikerisht per kete shume blogje te mira kane deshtuar.

Si te i rrisni vizitoret ne faqen tuaj pa pagese dhe shpejte ?


Ekzistojne shume menyra per te e rritur trafikun ne faqen e juaj, por sot, une do te ju tregoje strategjite me te mira dhe te provuara se funksionojne qe ekspertet me te mire te SEO-se i perdorin ne faqet e tyre.

Ja menyra me e mire qe te gjeneroni trafik vizitoresh ne websajtin tuaj pa pagese:


Rritni vizitoret e faqes
Rritni vizitoret e faqes

Shperndaje kete imazh ne faqen tende



1.Perdoreni Google Alerts per Ide per Artikuj te Rinje

Permbajtja e artikullit tuaj duhet te permbaje informacione tekstuale me vlera te larta te hulumtuara me pare me koncepte unike.
Permbajtja e juaj duhet me qene ne kohe,relevante,inspiruese,edukuese ose e jashtezakoneshme.

Por pike se pari, ju duhet qe te e zgjedhni nje teme per artikullin tuaj qe terhjek vizitore - pra nje tematike trendi.
loading...

Pra qe te e dini se cka te shkruani ne blogun tuaj ose ne blogun e klientit tuaj ju mundeni qe te rregulloni - kurdisni Google Alertet specifike per industrine (tematiken) e faqes tuaj.

Ne kete menyre ju do te informoheni ne kohe nga Google per gjithecka qe ndodh ne tematiken tuaj dhe cka eshte trendi apo e popullarizuar tani. Pra ju do te keni shume informata ne temat trendi te fushes tuaj dhe do siguroni shume ide per postimet e ardheshme te blogut tuaj.

Si te i rregulloni Google Njoftimet me tematike specifike ?


Kurdisja e njoftimeve nga Google eshte shume e lehte, vetem hapeni faqen e Google Alerts, dhe ne vendin e kerkimit shkruani tematiken specifike qe jeni i interesuar te njoftoheni nga Google.

Per shembull, nese ju jeni te interesuar per SEO, vetem shkruani SEO ne vendin e kerkimit dhe klikoni Kerko, pastaj ju do te prezentoheni me tematiken SEO, klikoni opcionet e avancuara dhe zgjedhni cka eshte me e mira per ju dhe shkruani emailin tuaj ku ju do donit qe te ju vijn njoftimet nga Google.

Ne opcionet e avancuara une do ju preferoja qe te i zgjedhni keto pergjigje:

How often?  At most once a day - Keshtu ju do merrni nje email ne dite dhe do te keni mundesi lehtesist te e lexoni.

Sources:   Automatic - Ju do keni mundesi te zgjedhni disa burime si nga blogjet,lajmet,forumet,etj por me se miri eshte te e lini automatike pasi keshtu ju nuk do humbisni asgje nga temat me te mira.

Language:   English - Ju mund te zgjedhni cilen do gjuhe qe ju pershtatet me shume por ju preferoj gjuhen angleze.

Region:      Any region - Cfardo regjioni eshte me se miri.

How many:  Only the best results - Lereni qe Google te zgjedh cila eshte permbajtja me e mire e tematikes se caktuar.

Deliver to:   Write your email. Shkruani emailin tuaj ku deshironi te i merrni njoftimet tuaja.

Imazh: Si te i kurdisni Njoftimet e Google per SEO-n tuaj
Imazh: Si te i kurdisni Njoftimet e Google per SEO-n tuaj

Duke i lexuar cdo dite tregimet / artikujt me te mire dhe me te popullarizuar (trendi) ne tematiken specifike te zgjedhur nga ju, me siguri ju do perfitoni shume ide per te shkruajtur artikuj ne blogun tuaj, prandaj mos humbni kohe me shume dhe shkoni tek Google Alerts qe te merrni ndihme nga ky sherbim fantastik dhe falas i Google.

2.Shtoni komponentet virale ne web faqen apo blogun tuaj


Cka jane komponentet virale?


Butonat e shperndarjes sociale: Beni qe butonet social brenda artikullit te jene shume vizive dhe sigurohunu qe vizitoret te jene te nxitur qe te shperndajne artikujt e juaj.

Vleresimet dhe Votimet: mund te gjenden zakonisht ne faqet per shitje (e-commerce) per vleresimin dhe votimin e produkteve ne shitje qe gjenden aty por shume bloger gjithashtu tani jane duke perdorur vleresimet dhe votimet poshtu ne artikujt e blogjeve te tyre.

Komentet e vizitoreve: Komentet jane me shume rendesi per postimet e blogjeve nga aspekti i SEO-se dhe poashtu kane rendesi per te krijuar nje komunitet ne faqen tuaj.

Bejeni te lehte qe te shperndahet linku i faqes tuaj: Shikoni ne fund te artikujve ne blogun tim qe gjendet nje hapesire ku shkruan Shperndajeni linkun lehtesisht, kjo eshte me shume praktike per autoret e blogjeve apo faqeve tjera qe te shperndajne linkun e postimeve te faqes tuaj lehtesisht.
Sigurohuni qe te shtoni linkun per URL, kodin HTML per te krijuar lidhje dhe kodin BB per te krijuar lidhje ne forume te ndryshme.
Nese keni mundesi ju gjithashtu mund te krijoni banner per faqen e juaj me nje kod te HTML nen te per dikend qe deshiron qe te kreditoj/linkoj faqen e juaj ne kete menyre.

Infografikat: jane menyre shume e mire per te krijuar trafik viral ne faqen tuaj sepse vizitoret zakonisht i pelqejne imazhet shume me teper se sa permbajtjen tekstuale. Sigurohuni qe te  beni te mundur qe grafikat lehte te vendosen ne faqet e tjera duke vendosur nje kod HTML nen grafiken apo imazhin ne faqen e juaj per kreditimin e grafikes nga ata qe e fusin ne faqen e tyre.

3.Shkruani Tituj qe Terhjekin Vemendjen dhe Krijoni Imazhe Kualitative qe Bien ne Sy


Strategjia per SEO mundet me u gjalleru vetem duke shkruar titujt e postimeve qe terhjekin vemendjen dhe duke krijuar imazhe kualitative. Disa tipe te titujve arrijne te terhjekin me shume sa i perket shperndarjeve sociale, trafikut dhe pozicionimit ne makinat e kerkimit.

Titujt e tipit sic jane: Titujt me Listime, "Cysh me" / "Si te" dhe titujt me pyetje zakonisht japin reultate me e shumti sa i perket shkalles se klikueshmerise.

Hulumtimet tregojne qe lexuesit kane tendence me shume te shperndajne titujt emocional dhe pozitive ne rrjetet e tyre sociale.

Studimet hulumtuese kane treguar se fjalet me te klikuara jane:


  • Qysh me /Si te
  • Keshilla
  • Truke
  • [Listime-numra relative]
  • Pa Pagese/Pa Pare
  • Ju/Ti
  • Postim Blogu/Artikull Blogu
  • Pse
  • Me se miri
  • Shume mire


Ju mund te eksperimentoni duke perdorur keto fjale qe ndryshe quhen "modifikuesit e titullit" ne titujt e postimeve tuaja.

Duke perdorur modifikuesit e titujve ju do te mund te merrni vizitore nga makinat e kerkimit nga personat qe perdorin fjalet kyce me bisht te gjate (long-tail keywords) ne kerkimet e tyre ne makina kerkimi.

Gjithashtu ekziston edhe nje mjet pa pagese per te analizuar titujt e faqeve ne gjuhen angleze te cilin une per veti e perdori shume shpesh per blogjet e mia ne gjuhen angleze, fatekeqesisht nuk funskionon edhe per gjuhen shqipe dhe nuk ekziston ndonje alternative e tille per gjuhen tone.

Me kete mjete ju do te mund te i analizoni titujt per fjalet emocionale,te fuqise, fjalet e zakoneshme, te pazakoneshme,etj..

Ku do te shikoni ju menjehere pasi qe te shihni titullin?


Shumica prej nesh do te shikojne ne imazhin nen titull, i cili zakonisht e determinon se a do te qendrojme qe ta lexojme artikullin apo do te klikojme butonin back dhe do ikim shpejt pa e lexuar fare ate.

Prandaj sigurohuni qe te futni imazhe shume te mira apo edhe infografika ne artikullin tuaj.

Gjithashtu perdorni pershkrimin e imazheve, pershkrimin alt dhe titujt e imazheve me fjalet kyce te artikullit.

Perdorni fjalet "imazh" ose "foto" ne pershkrimin alt dhe jo alt te imazheve tuaja.

4. Perdorni Faqet Shperndarese Mbamendese dhe Pinterest per Trafikun Referues nga Mediat Sociale


Duhet ta kuptoni marketingun e mediave sociale. Sa me shume kuptoni dhe dini per faqet sic jane Digg,Yelp,del.icio.us,Facebook,etj., aq me mire ju do te jeni ne gjendje qe te garoni ne makinat e kerkimit.
Imazh: Perdorni Rrjetet Sociale qe te Rritni Vizitoret
Imazh: Perdorni Rrjetet Sociale qe te Rritni Vizitoret

Bashkojuni duke u regjistruar ne faqet e popullarizuara shperndarese sic jane Digg,Del.ico.us apo edhe Stumble Upon.

Nese nje nga postimet e juaja eshte postuar ne njeren nga keto faqe, vizitoret e ketyre faqeve do te mund te votojne per te apo edhe te japin vleresime per postimin tuaj.

Nese permbajtja juaj eshte e mire,problem-zgjidhese dhe emocionale atehere lehtesisht mund te behet virale dhe te sjell trafik te madh vizitoresh ne faqen e juaj.

Perdorni Pinterest-in: 


Njerezit jane ne menyre te natyreshme te terhjekur nga imazhet atraktive, kualitative ne forme te magazinave.

Informacioni mundet me u proceduar shume shpejt kur pranohet si imazh.

Pinteresti e ben te mundur qe te sherbej imazhe te bukura,shperndarese qe te sjell me shume trafik ne faqen tuaj.

Sipas Mitt Ray nga Social Media Examiner ekzistojne 6 hapa qe te sjellin me shume trafik ne faqen tuaj nga Pinteresti:


  • Optimizoni faqen tuaj
  • Dizajnoni permbajtjen qe te mbeshtet qellimet tuaja
  • Behuni Strategjik me Orarin tuaj per postuar ne Pinterest
  • Dizajnoni Imazhet e Ngushta
  • Shkruani Pershkrimet ne Detale
  • Testoni Kohe te Ndryshme per Postuar ne Pinterest


5.Krijoni Permbajtjen duke Krijuar Vlere dhe duke Zgjedhur Problemet


Krijoni permbajtje qe do te ofroje vlera per audiencen e targetuar ose permbajtja juaj duhet te ofroje zgjidhje per problemet me te cilat jane duke u ballafaquar audienca e juaj.

Shumica e njerezeve qe vijn ne blogun tuaj per heren e pare jane aty per nje gje te vetme e ajo eshte gjetja e pergjgjeve per problemet e tyre.

Prandaj pasi u tha kjo, ju duhet krijoni "permbajtje problem zgjidhese" per lexuesit tuaj sa me shpesh qe mundeni.

6. Optimizo Faqet Ekzistuese para se te krijoni te reja


Auditoni faqet e juaja ekzistuese me mjetet e auditimit per SEO Brenda Faqes (On Page SEO) te cilat mund te gjenden ne internet dhe duke u bazuar ne rezultatet e ketyre auditimeve beni ndryshimet e domosdosheme ne keto faqe.

Pasi qe te kompletoni kete hap, pastaj hapeni Google Search Console shkoni ne seksionin Search Traffic pastaj Search Analytics dhe filtroni fjalet e kerkuara duke klikuar te gjitha opsionet si Impresionet,Klikimet,CTR (shkalla e klikueshmerise) dhe Pozita ( ne radhitjen e Google).

Pasi te i keni plotesuar te gjitha ato opsione klikoni aty ku lexon pozita dhe keshtu do fitoni radhitjen ne baze te pozites ne Google per fjalet kyce te kerkuara ne Google.

Imazh:Permiresoni faqet ekzistuese permes Search Console
Imazh:Permiresoni faqet ekzistuese permes Search Console

Ne maje te tabeles do te jene fjalet kyce per te cilat ju gjendeni ne faqe te pare ne Google, por tani harroni ato, rregullojeni numrin e reshtave  qe te shihen "500 reshta" dhe ecni teposhte derisa ju do te shihni poziten mesatare prej 11 deri ne 20, pastaj shikoni ato fjale kyce qe jane duke u ranguar ne keto pozita.

Impresionet do te ju tregojne se sa keto fjale kyce jane te kerkuara ne Google dhe se a ia vlene qe te tentohet per te u ranguar me mire per keto fjale kyce.

Nese e gjeni ndonje fjale kyce qe ka volum te mjaftueshem te kerkimit ( me shume impresione) dhe qe ia vlen per te u ranguar, atehere ju mund te klikoni pikerisht mbi ate fjale kyce ne seksionin Search Analytics te Google Search Console dhe pastaj selektoni Pages per te pare faqet kryesore me te cilat rangoheni per ate fjale kyce.

Pas kesaj hapi tjeter eshte qe ta futni ate fjale kyce si pjese e SEO-se se asaj faqe dhe pastaj te e optimizoni ate faqe edhe me shume si p.sh: duke bere lidhjet (inter-linking) ndermjet vete faqeve te brendeshme te blogut tuaj gjithemone duke bere linkimin/shkruar linkun e kesaj faqe prej faqes brenda blogut tuaj por qe ka me shume reputacion. Reputacionin e faqeve brenda blogut te faqes tuaj mund ta shikoni me mjetet si Ahrefs,Moz Site Explorer etj,..
Gjithashtu mundohuni qe te i siguroni disa backlinks ( lidhje nga blogje apo websajte tjera) drejt kesaj faqe te blogut tuaj.

7. Inkorporoni Eksperiencen e Perdoruesit (UX) si pjese e strategjise tuaj per SEO


Eksperienca e perdoruesit ka menaxhuar te rritet prej nje faktori te vogel e te parendesishem ne nje influence te madhe kur vjen puna per tek SEO.

Imazh: UX dhe SEO
Imazh: UX dhe SEO

Duke krijuar eksperience te mire perdorueseve te blogut ne menyre te kujdeseshme, te ndjesheme ndihmon qe vizitoret e websajtit tuaj te e perceptojne permbajtjen pozitivisht duke inkurajuar shperndarjen, regjistrimin, rikthimin e vizitoreve dhe krijimin e linqeve inbound.

Kushtoni vemendje te vecante per:


  • Shpejtesine e faqes,
  • Responsivitetin e faqes,
  • Kompatibilitetin (Perputheshmerine) per Platforma te ndryshme,
  • Linkimin (Lidhjet) brenda blogut apo websajtit ne menyre konstruktive,
  • Strukturimin e permbajtjes ne menyre te rregullte,
  • Zvogelimin e shkalles se kercimit (Bounce Rate),
  • Evitimin e perdorimit te reklamave kercyese (pop up) dhe intersticiale,
  • Konsideroni lexueshmerine,
  • Ndreqni linqet e prishura,
  • Krijoni faqet 404 dhe bejini miqesore,
  • Zvogeloni kohen e renies se faqes ( down time) shkaku i serverit te dobet.


8.Kontaktoni personat me influence qe te e shperndajne permbajtjen tuaj


Kjo eshte nje strategji me shume rendesi dhe duhet implementuar me shume kujdes.

Kontaktoni njerezit me influence ne fushen tuaj dhe ne menyre indirekte pyetni nese do te jene te interesuar qe te shohin permbajtjen (artikullin) tuaj, por asnjehere mos i pyetni direkt qe te shperndajne artikullin tuaj, sepse nese i pyetni direkt dhe nese dukeni ne syte e tyre si person bezdises atehere rrezikoni qe te ju konsiderojne si spammer.

Nese ndokush nga njerezit me shume influence ne fushen tuaj e vlereson artikullin tuaj, atehere mos harroni qe te i falemenderoni dhe nese ndodh qe edhe te e shperndajne artikullin e blogut tuaj atehere do behet shume mire per ju sepse do te perfitoni shume si nga aspekti i SEO-se e po ashtu edhe nga aspekti i trafikut te vizitoreve.

9.Hiqeni cdo forme te permbajtjes se dyfishte nga websajti juaj


Websajtet me www.domain.com dhe domain.com duhet qe te ridrejtohen ne te njejten URL.

Gjithashtu konfiguroni serverin tuaj ashtu qe edhe IP adresa e faqes tuaj te ridrejtohet tek domaini i websajtit tuaj.Kjo eshte veshtire te behet dhe ne shumicen e rasteve kerkon qe ju te kontaktoni me perfaqesuesin e kompanise se hostingut ku faqja juaj eshte e hostuar per te bere te mundesheme nje gje te tille.

Variacionet e faqes kryesore apo kryefaqes: Shikoni linkun e faqes kryesore neper te gjithe websajtin dhe largoni prej urls variacionet si /index.html, /index.php, /index.htm,etj...
Po ashtu ridrejtoni keto variacione drejt domainit te faqes tuaj pa variacione, p.sh: ridrejtoni url-ne: domain.com/index.html ne domain.com

10.Perdorni Mjetin e Google per Ndryshimin e Adreses kur Ridrejtoni nje Domain


Nese keni ne posedim ndonje domain te vjeter e qe e keni ridrejtuar ne menyre 301 permanente tek domaini i ri dhe nese ndonjeri prej ketyre domainave nuk eshte i verfikuar permes Google Search Console atehere ju sugjeroj qe te i verifikoni.

Imazh: Ndryshimi i adreses
Imazh: Ndryshimi i adreses

Ju mund te i verifikoni keto domaine permes keshillave qe jepen direkt ne Google Search Console dhe ne kete rast me se miri eshte qe te i verifikoni duke krijuar nje DNS TXT rekord.

Pastaj, perdorni mjetin e Google per ndryshimin e adreses qe gjendet ne Google Search Console, qe te i tregoni vet Google's adresen e re per keta domaina te vjeter.

Ky proces funksionon shume me mire per SEO se sa vetem nje ridrejtim 301.

11.Shtoni nje Thirrje per Veprim ne Fund te Artikullit tuaj


Shtoni nje thirrje solide per veprim ne fund te cdo postimi tuajin, thirrje e cila mund te i udhezoj lexuesit tuaj qe ose te lexojne edhe ndonje postim tuajin, te abonohen ne listen tuaj per marrjen e lajmeve me email, te klikojne ndonje link per ne faqen tuaj shitese apo thjesht te bejne dicka qe ju kerkoni.

Ju me te vertet mund te ju kerkoni vizitoreve tuaj gjithecka qe eshte e rendesishme dhe ka vlere per ju dhe nese ata jane te kenaqur me artikullin tuaj qe sapo e kane lexuar atehere shumica prej tyre do te i pergjigjen pozitivisht kerkeses tuaj.

12.Krijoni Brendin e juaj Profesional ne Websajtet e Komunitetit


Kjo eshte nje strategji e vjeter por duhet thene qe ende funksionon nese realizohet ashtu sic duhet, por ju nuk duhet qe kete ta beni per te fituar backlinkse sepse atehere ju shume lehte do te mund te konsideroheshit si spammer nga aneteret e komunitetit ku ju do te postoni.

Vendi me i mire te filloni eshte qe te ju pergjigjeni pyetjeve qe njerezit i bejne ne Quora dhe duke ju ndihmuar ata anetare qe te i zgjidhin problemet e tyre dhe duke ju ofruar zgjidhje me njohurit tuaja pikerisht per ato probleme.

E njejta gje mundet me u be edhe ne websajtin Yahoo Answers, e cila gjithashtu ka nje komunitet te madh dhe mundet me sjell trafik te madh vizitoresh ne faqen tuaj.

Vlen te theksohet se si Quora e po ashtu edhe Yahoo Answers jane faqe ne gjuhen angleze dhe vizitoret jane foles te gjuhes angleze prandaj si strategji kjo nuk mund te perdoret per faqet ne gjuhen shqipe.

Ju mundeni gjithashtu te beheni anetare ne Forumet apo Blogjet te ngjashme me tematiken e blogut tuaj dhe behuni aktiv atje qe viheni re.

Ne internet ekzistojne Forume pothuajse per gjithcka edhe per cdo tematike, ju vetem duhet qe te i gjeni ato.

Menyra me e lehte per te gjetur Forumet me tematiken qe ju e kerkoni eshte duke kerkuar ne Google ne kete menyre:

Imazh: Si te i gjeni forumet relevante me tematiken e faqes tuaj
Imazh: Si te i gjeni forumet relevante me tematiken e faqes tuaj

"Fjala kyce" + Forum""Fjala kyce" + Forums

Zevendesoni "Fjalen kyce" me tematiken e faqes tuaj, p.sh: "SEO" + Forum .

13.Futini Linqet e Brendeshme ne Faqen e juaj Gabuese 404


Pa marr parasysh se sa mundohemi qe te reduktojme linqet e prishura ne websajtet tona, gjithemone do te ekzistojne disa linqe te prishura te jashtme apo te brendeshme.

Prandaj eshte kaq e rendesisheme qe te kemi faqen per gabime te krijuar vet e cila faqe ju ndihmon per te naviguar me mire ne faqen tuaj dhe nganjehere ne vend se te perdorim faqen 404 gjenerike (qe ekziston vet pa e krijuar ju), ju mund te tentoni te dizajnoni edhe vet dicka te lezeteshme dhe argetuese.

Por cka nese faqja juaj 404 eshte argetuese per vizitoret tuaj por gjithashtu edhe ndihmese sepse ju mund te vendosni ne te disa linqe te brendeshme ne faqen tuaj 404?!

SEO eksperti Neil Patel ne blogun e tij shpjegon se si ai gjithemone krijon faqe 404 te krijuara vet e qe permbajne nje imazh kreativ dhe rreth 25 deri 50 linqe te brendeshme te websajtit.

Ai thote se , keshtu ne kete menyre ju mund te rrisni numrin e faqeve te cilat do te indeksohen nga makinat e kerkimit.

14.Bashkojuni HARO-se dhe pergjigjuni pyetjeve relevante


HARO eshte faqe qe i bashkon gazetaret dhe blogeret e ndyshme ku zakonisht blogeret sherbejn si burime te lajmeve.

Tentoni qe te perdorni websajtin HARO: "Help a Reporter Out" dhe keshtu nese ndonje gazetar krijon ndonje link drejt faqes tuaj atehere keni arritur shume, sepse keto linqe kane vlere te madhe sepse zakonisht vijn nga kompani te medha mediatike dhe me reputacion te madh.

SEO eksperti Brian Dean ne blogun e tij Backlinko shpjegon se si me perdore HARO-ne qe te perfitojm backlinke prej domaineve me autoritet te madh.

Imazh:Bashkojuni HARO-se si Burim per te fituar linqe
Imazh:Bashkojuni HARO-se si Burim per te fituar linqe

a. Ju duhet te i bashkoheni HARO-se duke u regjistruar si burim,

b.Pastaj ju do te merrni tri emaile ne dite prej gazetareve/reportereve qe kerkojne per burime per lajmet e tyre,

c.Ju duhet te ju pergjigjeni atyre pyetjeve/kerkesave me kredencialet e juaja (mos harroni qe te linkoni blogun tuaj) dhe me disa keshilla te dobisheme.

Prandaj mos humbni kohe me shume dhe bashkojuni HARO-se sa me pare.

15.Rifreskojeni permbajtjen e artikullit tuaj te publikuar i cili veq ka qene viral me heret dhe ne kete menyre ju do mund te rangoheni per fjalet kyce shume kompetitive


Nese keni publikuar me pare artikull qe ka qene viral, definitivisht konsiderojeni se si te e rifreskoni permbajtjen e atij artikulli ne menyre te rregullte kohe pas kohe, ashtu qe te mos mbeshteteni ne vetem at shtytjen e pare.

Arsyet per kete rifreskim jane qe te siguroheni se ju ne menyre konstante krijoni mundesi qe te promovoni, reklamoni dhe fitoni linqe dhe shperndarje.

Ne kete menyre pas nje kohe dhe pas disa ripublikimeve ju mund te rangoni me at permbajtje/artikull edhe per disa fjale kyce shume kompetitive.

Tani seriozisht te gjitha keto strategji jane shume lehte te zbatueshme dhe nese me te vertet deshironi qe te rrisni trafikun e vizitoreve ne websajtin tuaj atehere me te vertet nuk ka asnje arsye per ju qe te mos filloni te i zbatoni keto keshilla qe tani.

Ju nuk keni nevoje qe te i zbatoni keto keshilla te gjitha menjehere, por filloni te pakten me njeren prej tyre... sepse tani eshte ne doren tuaj qe ta beni faqen tuaj te sukseseshme.

Nese ju ka pelqyer ky artikull atehere ju lutemi perdorni mjetet e shperndarjes sociale qe gjenden ne faqe dhe shperndajeni kete artikull me miqt e juaj ne media sociale si ne Facebook,Twitter,etj...

Nese keni ndonje pyetje shtese rreth rritjes se trafikut me vizitore ne faqen tuaj atehere thuajini opinionet e juaja ne seksionin e komenteve me poshte.
Shperndaje

Deshironi te e shperndani artikullin ?

Krijo lehtesisht lidhje per kete artikull:

URL: Kodi HTML per linkun: Kodi BB (forum) per linkun:
Rreth Autorit

Shkruar nga Burim Bekteshi,Freelancer SEO Ekspert dhe Analizues-Konsulent e po ashtu edhe Student i Mjekesise.

Mund te me ndiqni ne: Twitter | Facebook | Linkedin | Google Plus

  • SEO Shqip Kosove Dribble
  • SEO Shqip Kosove Twitter
  • SEO Shqip Kosove Pinterest
  • SEO Shqip Kosove Instagram
Abonohuni ne blogun tone me email:
Kliko ketu qe te Abonohesh me email per te marre artikujt e fundit nga "SEO Shqip-Keshilla,Tutoriale", ne menyre qe te mos humbisni asgje qe do te mund te jete e vlefshme per ju!!
loading...
    Komentet Disqus
    Komentet Facebook