Perdorimi i meta etiketave per SEO te sukseseshme

Marketing



Eshte shume e qarte se te gjithe qe blogojne do te deshironin sa me shume vizitore ne blogjet e tyre,do duhej qe te permiresojne SEO-n ne faqet e tyre.


Shperndaje

Eshte shume e qarte se te gjithe qe blogojne do te deshironin qe te marrin sa me shume vizitore ne faqet e tyre, prandaj per ta arritur kete do duhej qe te permiresojne SEO-n ne faqet e tyre.

Meta etiketat edhe pse jane mjaft te rendesishme, ato jane vetem hapi i pare i optimizimit te faqeve te tyre. SEO eshte shume me shume se sa meta etiketat.

Meta elementet ne menyre tipike zakonisht perdoren per te specifikuar pershkrimin e faqes, fjalet kyçe, autorin e dokumentit, kohen e modifikimit te fundit te dokumentit dhe te dhena te tjera.

Keto jane meta etiketat kryesore dhe me se shumti te perdorura-me te rendesishmet per SEO:

Perdorimi meta etiketave per SEO te sukseseshme
Meta etiketat dhe SEO




1.Titujt-Titulli i blogut, titulli i faqes


Etiketat e titullit jane pershkrime te shkurtera per blogun apo faqen tone. Keto jane faktoret e pare ne te cilet motoret e kerkimit dhe vizitoret  shikojne.

Shembuj me tituj per SEO:

<title>Titulli i faqes</title>

Edhe pse teknikisht nuk eshte meta etikete, kjo etikete shpesh perdoret se bashku me "pershkrimin" .

Lexo me shume: Titujt e faqeve dhe SEO

loading...

2. Meta etiketat e pershkrimit


SEO meta pershkrimi ose meta pershkrimi na jep shpjegime koncize per permbajtjen e faqeve, te cilat kyesisht perdoren nga motoret e kerkimit ne faqet me rezultate kerkimi, per te shfacur pershkrimet e shkurtera per faqet e caktuara (snippets) .

Shembull: Definoni pershkrimin e faqes tuaj:

<meta name="description" content="Eshte shume e qarte se te gjithe qe blogojne do te deshironin qe te marrin sa me shume vizitore ne faqet e tyre, prandaj per ta arritur kete do duhej qe te permiresojne SEO-n ne faqet e tyre.">

Lexo me shume: Krijo pershkrimin e faqes per SEO

3. Meta etiketa e fjaleve kyçe


Cka eshte meta keyword - meta fjala kyçe ?

Meta fjalet kyçe nuk duhet injoruar, edhe pse ato tani me nuk perbejne faktor rangimi te madh apo me rendesi per shumicen e motoreve te kerkimit.

<meta name="keywords" content="HTML, CSS, XML, XHTML, JavaScript">

Meta etiketat e tjera


Ekzistojne edhe shume meta etiketa te tjera, por asnje prej tyre tani me nuk konsiderohet e dobishme per SEO .

4.Meta etiketa per robotet


Etiketa per robotet eshte ende nje nga etiketat me te rendesishme ende.

Keto meta etiketa kane mundesi qe te kontrollojne inçizimin dhe indeksimin nga motoret e kerkimit .

Vlerat e parazgjedhura te zakoneshme jane "index, follow" qe nenkupton "indekso, percjelle" dhe nuk ka nevoje qe te specifikohen sepse robotet e motoreve te kerkimit e nenkuptojne kete vet.
Keto vlera i japin urdher roboteve te kerkimit qe te indeksojne permbajtjen e faqes dhe te e percjellin linkun (vegezen) e ardheshme.

Google dhe shumica e motoreve te kerkimit i kuptojne keto vlera:

noindex: prevenon (parandalon) qe faqja te indeksohet,
nofollow: parandalon Googlebot-in (robotin e Google) dhe robotet e motoreve te tjere qe te percjellin  linqet (vegezat) ne kete faqe,
nosnippet: parandalon pershkrimin e faqes (snippet) qe te paraqitet ne motoret e kerkimit,
noarchive: parandalon Google-n qe te paraqes linkun e regjistruar (inçizuar) me heret per kete faqe,
unavailable_after:[date]: ju lejon te specifikoni kohen dhe daten kur ju deshironi qe te ndaloni inçizimin dhe indeksimin e kesaj faqe,
noimageindex:  ju lejon qe te specifikoni se nuk deshironi qe faqja juaj te paraqitet si faqe referuese per ndonje imazh (fotografi) qe paraqitet ne rezultatet e kerkimit te Google,
noodp: parandalon perdorimin e pershkrimit alternativ nga DMOZ -Direktoria kryesore e internetit, p.sh:

<meta name="robots" content="noodp" >
<meta name="googlebot" content="noodp" >
<meta name="Slurp" content="noodp" >
<meta name="bingbot" content="noodp" >
<meta name="robots" content="noydir" >
<meta name="Slurp" content="noydir" >


Tani ne poashtu kemi mundesi qe keto informata te i specifikojme ne Header (Kreun) e faqes tuaj duke perdorur "X-Robots-Tag" HTTP header urdherin (direktiven) .

Ja keto jane disa shembuj te implementimit te meta etiketes per robot :

<META NAME="ROBOTS" CONTENT="NOINDEX, NOFOLLOW">
<META NAME="ROBOTS" CONTENT="NOINDEX, FOLLOW">
<META NAME="ROBOTS" CONTENT="INDEX, NOFOLLOW">
<META NAME="ROBOTS" CONTENT="INDEX, FOLLOW">


5. Etiketa e te shkruarit ne internet (Charset)-


Charset nenkupton characters set qe d.m.th: standardi per perdorimin e shkronjave, numrave dhe shenjave te ndryshme ne internet.

Kjo etikete e definon permbajtjen e faqes dhe standardin e shkronjave te perdorur.
Me shume perdoret etiketa per standardin: UTF-8

Shembull:

<meta http-equiv="Content-Type" content="...; charset=..." />
<meta charset="..." >


Google dhe motoret e tjere te kerkimit rekomandojne perdorimin e Unicode/UTF-8 kur ekziston mundesia.

6.Etiketa meta rifreskimit - meta refresh tag


<meta http-equiv="refresh" content="...;url=..." />


Kjo meta etikete e dergon perdoruesin ne nje URL adrese te re pas nje periudhe kohe te caktuar dhe nganjehere perdoret si forme e thjeshte e ridrejtimit.
Nuk rekomandohet qe te perdoret kjo forme e ridrejtimit. Motoret e kerkimit rekomandojne perdorimin e ridrejtimit nga ana e serverit qe njihet si ridrejtimi 301 permanent.

Mund te perdoret edhe per te rifreskuar dokumentin apo faqen, p.sh:


<meta http-equiv="refresh" content="30">


7. Meta etiketa per autorin


Definon autorin e faqes apo dokumentit:

<meta name="author" content="Emri Mbiemri">


8.Meta etiketa per verifikim


Ju mund te e perdorni kete etikete ne faqen kryesore te faqes tuaj qe te verifikoni pronesine e faqes tuaj, per mjete dhe aplikacione te ndryshme sic jane Google Webmaster Tools, Bing Webmaster Tools, Alexa, etc.

Shembulli i meta etiketes per verifikim:

<meta name="google-site-verification" content="..." />


9.Meta etiketa e Yahoo-se nocontent


Yahoo gjithashtu e futi ne perdorim ne Maj te 2007-se edhe atributin me vlere: class="robots-nocontent" . Kjo nuk eshte meta etikete, por nje atribut apo tipare dhe vlere, e cila gjithashtu mund te perdoret se bashku me etiketat e tjera ne faqe kur eshte e nevojshme.
Permbajtja e faqes kur ky atribut perdoret do te injorohet nga robotet e Yahoo-se dhe nuk do te perfshihet ne indeksin e ketij motori te kerkimit.

Shembull:

<div class="robots-nocontent">Permbajtja qe nuk do te perfshihet</div>
 <span class="robots-nocontent">Permbajtja qe nuk do te perfshihet</span>
 <p class="robots-nocontent">Permbajtja qe nuk do te perfshihet</p>


Keto ishin disa nga meta etiketat me te rendesishme dhe me te perdorura ne internet.

Nese keni ndonje paqartesi ne lidhje me temen ju lutemi shfrytezone hapesiren e komenteve me poshte dhe parashtroni pyetjet tuaja.

Nese ju ka pelqyer ky artikull atehere ju lutemi qe ta shperndani me miqt dhe percjellesit tuaj ne rrjetet sociale, ne kete menyre na perkrahni ne dhe te gjithe ata qe jane te interesuar per kete artikull.

Kreditimi i fotos: Seo permes photopin (licenca)
Shperndaje

Deshironi te e shperndani artikullin ?

Krijo lehtesisht lidhje per kete artikull:

URL: Kodi HTML per linkun: Kodi BB (forum) per linkun:
Rreth Autorit

Shkruar nga Burim Bekteshi,Freelancer SEO Ekspert dhe Analizues-Konsulent e po ashtu edhe Student i Mjekesise.

Mund te me ndiqni ne: Twitter | Facebook | Linkedin | Google Plus

  • SEO Shqip Kosove Dribble
  • SEO Shqip Kosove Twitter
  • SEO Shqip Kosove Pinterest
  • SEO Shqip Kosove Instagram
Abonohuni ne blogun tone me email:
Kliko ketu qe te Abonohesh me email per te marre artikujt e fundit nga "SEO Shqip-Keshilla,Tutoriale", ne menyre qe te mos humbisni asgje qe do te mund te jete e vlefshme per ju!!
    Komentet Disqus
    Komentet Facebook