Krijo pershkrimin e faqes per SEO

Marketing



Meta pershkrimet jane permbledhjet e faqeve shpesh te perdorura nga Google dhe makinat tjera te kerkimit ne rezultatet e kerkimit. Kjo tregon per çka behet fjale ne faqe.


Shperndaje
Meta Pershkrimi ne Faqen e Rezultateve te Google
Meta Pershkrimi ne Faqen e Rezultateve te Google

Meta Etiketat kane qene nje nga elementet me bazike te SEO-se. Jane nje domosdoshmeri absolute dhe duhet qe te dihen nga qdo praktikues i SEO-se.

Meta etiketa <meta> jep te dhena (meta te dhena) per dokumentin HTML. Meta te dhenat nuk do te paraqiten ne faqe qe te shihen nga vizitoret, por do te jene te lexueshme nga makinat.
loading...

Meta elementet zakonisht perdoren ne menyre tipike per te specifikuar pershkrimin e faqes, fjalet kyçe, autorin e dokumentit, modifikimin e fundit, dhe te dhena tjera.


Pra, shtrohet pyetja se cfare ben ky kod ne blogun tim? Qe ta shpjegojm thjesht, paramendojeni qe nje person kerkon per blogun tuaj ne cilendo makine te kerkimit (p.sh: Google), atehere ai / ajo do ta sheh pershkrimin e shkruar nen titullin e blogut tuaj te paraqitur ne faqen me rezultate te kerkimit.

Meta Pershkrimi na jep shpjegim konciz te permbajtes se faqeve tuaja, qe kryesisht perdoren nga makinat e kerkimit ne faqet me rezultate te kerkimit (SERP), qe te paraqes ekstraktin e shkurter nga faqja juaj (Snippet) per faqen e caktuar.

Sikurse etiketa e Titullit <title>, po ashtu edhe etiketa e meta pershkrimit eshte e vendosur ne seksionin <head> te dokumentit tuaj HTML.

Lexoni gjithashtu: Titujt e Faqeve dhe SEO

Shikoni me poshte se si duhet te shkruhet kodi per meta pershkrimin ne dokumentin HTML.
<meta name=”description” content=”Kjo eshte pjesa ku ju duhet te shkrani pershkrimin tuaj dhe si duhet ta shkruani kodin apo meta etiketen”/>
 Vlen te ceket se si meta-pershkrimi po ashtu edhe meta te dhenat e tjera, kur perdoren CMS (sisteme te menagjimit te permbajtes, p.sh: Wordpress), mund te shkruhen shume lehte me anen e shtojcave (plugins) te ndryshme per SEO sic jane: Shtojca e Yoast apo ajo "All in One SEO Plugin" per Wordpress.

Meta pershkrimet jane permbledhjet e faqeve shpesh te perdorura nga Google dhe makinat e tjera te kerkimit ne SERP (faqja me rezultate te kerkimit ne motoret e kerkimit).
Shkrani pershkrime unike per cdo faqe ne 160 ose me pak shkronja.

Meta etiketa e pershkrimit te faqes i jep Google dhe makinave tjera te kerkimit nje permbledhje te asaj se per çka behet fjale ne kete faqe.

Meta pershkrimet ju lejojne qe te influenconi se si faqet e juaja jane te pershkruara dhe te paraqitura ne rezultatet e kerkimit.

Pergjithesisht, per shumicen prej nesh, nje meta pershkrim i mire eshte drejteperdrejte i lidhur me pyetjen/nevojen/problemin tone- dhe ne e kemi mundesine qe ta deshifrojme kete shpejte.

Meta etiketat e pershkrimit jane te rendesishme sepse Google dhe makinat e tjera te kerkimit munden te i perdorin ato si ekstraktin e shkurter nga faqja juaj (Snippet) per faqet tuaja.

Shtimi i meta etiketave te pershkrimit per te gjitha faqet tuaja eshte gjithemone praktike e mire ne rast se Google nuk mundet te e gjej nje selektim te mire te tekstit qe te perdoret si ekstrakt i shkurter per faqen tuaj (Snippet).

Shkruani pershkrimin qe do te informon perdoruesit e faqes tuaj per ato qe ju intereson atyre nese ata e kane pare pershkrimin e faqes tuaj si ekstrakt te shkurtuar ne rezultatet e kerkimit.

Shmangni:

Te shkruarit e meta pershkrimit i cili nuk ka lidhje me permbajtjen e faqes duke perdorur pershkrime gjenerike.

Kopjimi dhe pershkrimi i tere permbajtes se dokumentit ne meta pershkrim.

Perdorimi i vetem nje meta pershkrimi neper te gjitha faqet e web faqes tuaj ose neper nje numer te madh faqesh te web faqes tuaj.

Keshilla:

1.Perdore pershkrime unike per cdo faqe.

2.Me se miri eshte te i shkruani meta pershkrimet me 70 deri 160 shkronja

3.Pershkrimi i lexueshem duke perdorur fjalet kyçe te rendesishme dhe kjo mund te rezultoje me shkalle shume me te larte te klikimit nga kerkuesit ne makina te kerkimit per faqen e caktuar.

4.Shmangni tejmbushjen me fjale kyçe, sigurohuni qe cdo faqe e ka pershkimin e vet unik.

5.Kontrolloni llogarine e juaj ne Google Search Console (Klikoni "Seach Appearance" , pastaj
"HTML Improvements") qe te identifikoni ndonje ceshtje ne lidhje me meta pershkrimin, per shembull, ato mund te jene te gjata apo te shkurtera, ose te dyfishuara neper nje apo me shume faqe te web faqes tuaj.

Nese ju ka pelqye ky artikull atehere ju lutemi qe te perdorni mjetet per shperndarje te permbajtjes ne rrjete sociale, e qe gjenden ne faqe.

Nese keni ndonje pyetje shtese atehere ju keni mundesine qe te shkruani komentet tuaja ne seksionin e komenteve me poshte.

 Kreditimi i fotos: GoogleLongmontWeatherSERP via photopin (license)
Shperndaje

Deshironi te e shperndani artikullin ?

Krijo lehtesisht lidhje per kete artikull:

URL: Kodi HTML per linkun: Kodi BB (forum) per linkun:
Rreth Autorit

Shkruar nga Burim Bekteshi,Freelancer SEO Ekspert dhe Analizues-Konsulent e po ashtu edhe Student i Mjekesise.

Mund te me ndiqni ne: Twitter | Facebook | Linkedin | Google Plus

  • SEO Shqip Kosove Dribble
  • SEO Shqip Kosove Twitter
  • SEO Shqip Kosove Pinterest
  • SEO Shqip Kosove Instagram
Abonohuni ne blogun tone me email:
Kliko ketu qe te Abonohesh me email per te marre artikujt e fundit nga "SEO Shqip-Keshilla,Tutoriale", ne menyre qe te mos humbisni asgje qe do te mund te jete e vlefshme per ju!!
    Komentet Disqus
    Komentet Facebook