SEO: Çka eshte dhe çka sherben ?

Marketing



SEO-nenkupton optimizimin per motoret e kerkimit,proces i cili afekton vizibilitetin e faqes se internetit ne rezultatet organike te motoreve te kerkimit.


Shperndaje
SEO Shqip
SEO Shqip

Çka eshte SEO ?

SEO-eshte term qe nenkupton optimizimin per motoret e kerkimit siç eshte Google, Bing dhe Yahoo, dhe eshte nje proces i cili afekton vizibilitetin e faqes se internetit ne rezultatet pa pagese te motoreve te kerkimit qe shpesh njihen me emrin rezultate "organike". 

Rangimi i larte ne motoret e kerkimit dhe si rezultat i kesaj marrja e trafikut, eshte nje proces mjaft i komplikuar dhe konsumues i madh kohe. Do te nevojitet nje pune dhe dedikim i madh, por rezultati perfundimtar mundet me qene mjafte shperblyes.


Tek optimizimi per motoret e kerkimit sic njihet me emrin SEO shpesh behet fjale per berjen e modifikimeve te vogela te pjeseve te faqes tuaj te internetit.

Lexoni gjithashtu: Telefona ne Shitje

Ju duhet te i bazoni vendimet tuaja te optimizimit pike se pari ne faktin se cka eshte me se miri per vizitoret e faqes tuaj. Faqja e juaj ne menyre primare eshte bere per te ju sherbyer dhe per te u lexuar nga njerzit dhe jo nga motoret e kerkimit.

SEO eshte nje proces i vazhdueshem, menyre e te menduarit per faqen tuaj te internetit, per pergatitjen dhe krijimin e permbajtes se saj dhe montorimin e suksesit afatgjate te saj.
loading...

SEO perfshine zgjedhjen e perdorimit te FJALEVE KYÇE (Keywords) qe perdoren ne paragrafet e tekstit dhe lokalizimin e ketyre fjaleve ne faqe.

Nje term tjeter me pak i njohur por jo edhe me pak i rendesishem eshte termi : SERP (Search Engine Results Page), qe ne shqip d.m.th: Faqja me Rezultate e Motorit te Kerkimit = qe ne fakt pershkruan listimin aktual apo rangimin i cili i paraqitet perdoruesit pas kerkimit  ne motorin e kerkimit.

Ne kete pike, ju deri me tani sigurisht vetem se e keni kuptuar se prodhimi i permbajtjes me kualitet te larte dhe promovimi ne menyren e duhur e perbene vete esencen e SEO-s.

Si funksionon SEO ?



  • Motori i kerkimit e viziton faqen e internetit dhe e merr (kopjon) permbajtjen e faqes.
  • Motori i kerkimit e analizon permbajtjen dhe e indekson ate.
  • Dikush i fut fjalet kerkuese ne motorin e kerkimit dhe ben kerkimin.
  • Motori i kerkimit e interpreton kerkimin dhe terheq pembajtjen e ngjashme prej indekseve te veta.
  • Motori i kerkimit i rangon te gjitha ato faqe dhe i prezanton tek perdoruesi qe beri kerkimin.
  • Perdoruesi i sheh rezultatet e kthyera nga motori i kekimit.


Per me shume se si funksionojne motoret e kerkimit shikoni kete video te prezantuar nga Google se si funksinon kerkimi ne vet Google.


Çka nenkuptojme me SEM ?


SEM nenkupton Search Engine Marketing qe ne shqip dmth: Marketingu ne Motoret e Kerkimit dhe eshte nje praktike e marketingut apo reklamimit te bizneseve duke perdorur reklamat me pagese te cilat paraqiten ne SERP = ne faqet e rezultateteve te motoreve te kerkimit.

Motoret e kerkimit perdorin kritere te ndryshme per rangimin e faqeve, dhe keto kritere ne menyre periodike ndryshojn ne menyre qe te i prevenojne web dizajneret dhe web zhvilluesit qe ne menyre te rrejshme apo falso te pershkruajne web faqet e tyre qe te arrijn rangim te larte ne SERP.

Thene ndryshe motoret e kerkimit punojne ne baze te algoritmeve matematikore qe i percaktojne kriteret e rangimit ne motoret e kerkimit dhe keto algoritme ne menyre periodike ndryshohen qe te mos i dije askush jashte kompanive te motoreve te kerkimit, prandaj ata qe mirren me SEO duhet qe vazhdmisht te jene ne hap me qdo ndyshim qe bejne kompanite e motoreve te kerkimit.

Ky artikull eshte shkruar vetem si hyrje dhe pershkrim i shpejt se çka kuptojm me SEO, per te mesuar me shume rreth SEO luteni qe te na percjellni dhe te i lexoni artikujt e ardhshem.

Nese keni ndonje paqartesi ne lidhje me temen ju lutemi shfrytezone hapesiren e komenteve me poshte dhe parashtroni pyetjet tuaja.

Nese ju ka pelqyer ky artikull atehere ju lutemi qe ta shperndani me miqt dhe percjellesit tuaj ne rrjetet sociale, ne kete menyre na perkrahni ne dhe te gjithe ata qe jane te interesuar per kete artikull.

Kreditimi i fotos: Search Engine Optimization SEO permes photopin (licenca).
Shperndaje

Deshironi te e shperndani artikullin ?

Krijo lehtesisht lidhje per kete artikull:

URL: Kodi HTML per linkun: Kodi BB (forum) per linkun:
Rreth Autorit

Shkruar nga Burim Bekteshi,Freelancer SEO Ekspert dhe Analizues-Konsulent e po ashtu edhe Student i Mjekesise.

Mund te me ndiqni ne: Twitter | Facebook | Linkedin | Google Plus

  • SEO Shqip Kosove Dribble
  • SEO Shqip Kosove Twitter
  • SEO Shqip Kosove Pinterest
  • SEO Shqip Kosove Instagram
Abonohuni ne blogun tone me email:
Kliko ketu qe te Abonohesh me email per te marre artikujt e fundit nga "SEO Shqip-Keshilla,Tutoriale", ne menyre qe te mos humbisni asgje qe do te mund te jete e vlefshme per ju!!
    Komentet Disqus
    Komentet Facebook